Departamentet

Picture
MATEMATIKË
Një seri gjithëpërfshirëse e matematikës së shkollës së mesme
– mësime të shkurtra dhe të fokusuara që karakterizojnë probleme të ndryshme të zgjidhura sipas modelit hap pas hapi,
– praktika matematikore të identifikuara qartë, video mësimore, aktivitete ndërvepruese dhe praktikë të bollshme për të zhvilluar rrjedhshmërinë matematikore dhe aftësitë për zgjidhjen e detyrave,
– individualizim i grupeve të problemeve me modulin i-Practice, i cili cakton detyra për secilin nxënës bazuar në nevojën e tij/saj mësimore,
– sugjerime e reagime inteligjente (Smart feedback) dhe video udhëzuese që ofrojnë mbështetje shtesë mësimore për të maksimizuar suksesin e nxënësve,
– detyra të ndryshme në platforma në internet,
– vlerësime përmbledhëse dhe një mori kapitujsh e testesh përfundimtare që ofrojnë të dhëna për performancën e nxënësve,
– detyra të modeluara hap pas hapi: nga detyrat më të thjeshta në ato më komplekse,
– zhvillim i të kuptuarit konceptual të zgjidhjes së detyrës me shumë hapa,
– detyra të ndërlidhura me botën reale,
– zhvillim i mendimit kritik dhe aftësive llogaritëse,
– zhvillim i aftësive kontekstuale për zgjidhjen e detyrave konkrete,
– nxënësit do të mësojnë të komunikojnë duke përdorur gjuhën matematikore dhe të kuptojnë konceptet formale dhe joformale në matematikë,
– teknika të ndryshme të pyetjeve që zhvillojnë të gjitha praktikat matematikore.
Paketa e mësimdhënësit
– integron përmbajtje interaktive, animacione, simulime dhe lojëra për të zhvilluar aftësitë e shekullit të 21-të,
– mbështetje vizuale duke ofruar udhëzime të drejtpërdrejta,
– plane mësimore digjitale,
– objektivat e mësimit, videot, detyrat e modelit, simulimet dhe mjete të tjera prezantimi,
– gjenerues të detyrave, testeve dhe kuize të ndryshme,
– kontrolle të shpejta interaktive.
Manual për mësimdhënësin (versioni i shtypur)
– planet e mësimit e ndihmojnë mësimdhënësit të zhvillojnë kombinimin perfekt të materialeve të printuara dhe digjitale,
– çelësi i përgjigjeve për të gjitha artikujt e praktikës, rishikimet e kapitujve (Chapter reviews) dhe rishikimet kumulative (Cumulative chapter reviews),
– rubrika të detajuara të pikëzimit për vlerësimin e detyrave e testeve të performancës,
– “Teacher Talk” ofron teknika të detyrave për të ndërtuar arsyetimin matematikor të nxënësve,
– aktivitetet praktike për ndërtimin e njohurive shtesë.