Driton Qehaja has a doctor title from Vienna University of Economics and Business Administration, WU-Wien, Austria.
Rreth nesh
Mirë se erdhet në New York School of Science in Kosova
Shkolla “New York School of Science in Kosova” (NYSS) është institucioni i parë arsimor parauniversitar në Kosovë i specializuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM). Programi i shkollës së mesme të lartë NYSS është përpiluar sipas modeleve të pesë shkollave të mesme të larta të specializuara për STEM, elitare në New York, të themeluara e të menaxhuara nga Departamenti i Arsimit i Qytetit të New York-ut. Këto shkolla janë themeluar për të tërhequr nxënësit më të talentuar, me prespektivë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Nga këto shkolla të specializuara e elitare të New York-ut, kanë dalë mbi dhjetë nobelistë, prej të cilëve tetë nga shkolla “The Bronx High School of Science”.
Misioni ynë është që Shkolla NYSS të jetë shkollë që me përmbajtjen, misionin e veprimtarinë pasqyron shkollat e specializuara të New York-ut, duke marrë për model orientimi pikërisht shkollën “The Bronx High School of Science’’. Për t’i përmbushur, në mënyrë sa më të mirë të mundshme, misionin dhe objektivat, Shkolla NYSS do t’i shfrytëzojë të gjitha instrumentet mësimore e pedagogjike që i shfrytëzojnë pesë shkollat e specializuara e elitare të New York-ut.
Shkolla NYSS do të jetë një mundësi unike për nxënësit e talentuar që të sfidohen dhe t’i nxënë njohuritë në STEM; t’i zhvillojnë shprehitë e të studiuarit dhe të menduarit kritik; t’i përvetësojnë e t’i zbatojnë metodat e kërkimeve bashkëkohore për t’i zgjidhur problemet praktike e bashkëkohore të shekullit XXI.
Shkenca, teknologjia, inxhinieria e matematika janë pjesë të pandashme edhe të çdo fushe tjetër, si mjekësia, ekonomia, arkitektura, kontabilizmi, e madje shkencat shoqërore e humane, sepse edhe këto informohen nga të dhëna statistikoree të matshme. Prandaj, shkolla NYSS u ofron nxënësve përgatitje përmbajtësore dhe mundësi të larmishme për zhvillimin e tyre intelektual, në mënyrë që t’i realizojnë synimet në një gamë orientimesh profesionale të së nesërmes.
Në mënyrë që nxënësit të vijnë përherë e më të pajisur me dije që kërkohen në lëndët STEM, Shkolla NYSS nis njëkohësisht edhe me klasën VI të ciklit të shkollës së mesme të ulët, duke ia begatuar planprogramet mësimore bazë të MASHTI-t me module që avancojnë lëndët STEM.
Stafi ynë akademik përbëhet nga profesionistë e shkencëtarë me përvojë në mësimdhënie e aktivitete shkencore. Në fushën STEM të gjithë mësimdhënësit tanë janë me gradën shkencore doktorë dhe individë të përkushtuar në fushën e tyre. Ne synojmë të nxjerrim diplomantë që do t’i vazhdojnë studimet universitare e në top 50 universitetet më cilësore të botës, në mënyrë që të kthehen në qytetarë modelë dhe aktivë në procese që ndikojnë në dobi të shoqërisë.
Misioni
New York School of Science in Kosova ofron një mjedis mësimor me cilësi të lartë.
Vizioni
Në New York School of Science besojmë se mësimi më i mirë vjen nga një mjedis miqësor.
Qëllimi
Ne besojmë në mirësjellje, përgjegjësi, respekt dhe sjellje të mira.
Bindjet dhe promovimi i vlerave
Ne besojmë fuqishëm se çdo nxënës, pa marr parasysh se cilës kategori sociale i takon, duhet të ketë mundësinë për të ndjekur shkollimin në fushat STEM. Për këtë arsye do të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë nxënesit që të jenë pjesë e shkollës NYSS.
Shkolla NYSS do t’u ofrojë mundësi të gjithë nxënësve me talente e dhunti për t’u edukuar e arsimuar në fushat STEM sipas programeve e modeleve të shkollave të specializuara e elitare të shtetit të New York-ut.
Ne i promovojmë vlerat tona duke i arsimuar të rinjtë e talentuar në fushat STEM, përmes tarifave financiare të përballueshme dhe mbështetjes përmes ndarjes se bursave për nxënësit me talente e dhunti që i takojnë familjeve me të ardhura financiare të papërballueshme.
Mësimdhënësit tanë
Yllka Simnica
Yllka Simnica is a flutist from Prishtina, Kosova.
Arianit Buçinca
Arianit Buqinca, since 2016, is a full-time scientific researcher (Prof. ass.) at the Institute of Albanology – Prishtina, on the...
Gazmend Bërlajolli
Gazmend Bërlajolli received his Bachelor Degree in Linguistics from University College London, United Kingdom and his Master’s Degree in Linguistics from...